Gazetaret italiane, dokumentar mbi turizmin shqiptar.

Gazetaret italiane, dokumentar mbi turizmin shqiptar.

Like
47
0
Wednesday, 11 October 2017
Travel News

Disa gazetare italiane kane vizituar se fundmi qytetin e Shkodres me qellim njohjen e atraksioneve dhe promovimin e tyre per turistet e shtetit fqinj. Me nje skenar per te realizuar nje dokumentar per turizmin shqiptar, ata e nisen nga ky qytet. Te shoqeruar nga guidator vendas te stafit te Administrates se Zonave te Mbrojtura te Qarkut te Shkodres, u ngjiten ne Kalane Rozafa dhe filmuan qytetin, rrethinat e tij, Bunen dhe liqenin perballe. Me pas gazetaret u ngjiten drejt Parkut Kombetar te Thethit ku filmuan dhe fotografuan pamje nga natyra e bukur e ketij vendi. Gazetaret italian do te vizitojne disa pika turistike ne mbare Shqiperine per te realizuar nje dokumentar te plot per turizmin shqiptare.

——————————–

Bashkia e Tiranes ka marre masat per kufizimin e qarkullimit te mjeteve te dielen, gjate zhvillimit te Maratones se Tiranes. Ne kete maratone marrin pjese mbi 2500 vrapues nga 40 shtete te botes. Maratona do te pershkoje disa nga pikat me kryesore te qytetit. Kufizimi i qarkullimit te automjeteve, por edhe i parkimit te tyre, ne segmentet ku do te zhvillohet Maratona e Tiranes do te filloje ne daten 13 Tetor deri ne 15 Tetor. Parkimi i automjeteve do te ndalohet ne rruget: Bulevardi Zogu 1; Bulevardi Deshmoret e Kombit; Rruga “Ibrahim Rrugova”; Sheshi “Nene Tereza”; Rruga e Kavajes Rruga “Abdi Toptani”; Rruga “George E. Bush” dhe Rrugen “Leke Dukagjini”. Gjysme Maratona e Tiranes zhvillohet ne 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara per persona me aftesi ndryshe.

———————————

Ne laboratorin e restaurimit te Veprave te Artit, prane Institutit te Monumenteve te Kultures, perfundoi restaurimi i dy ikonave: “Mandili i Krishtit” dhe “Shen Maria me Krishtin”, pjese e fondit te Muzeut Historik Kombetar.Shume shpejt ikonat vizitoret do te mund t’i shohin te ekspozuara ne ambientet e muzeut. Procesi i nderhyrjeve konservuese – restauruese ka nisur me dokumentimin fotografik. vijua me hartimin e projekteve te nderhyrjeve konservuese, sipas kritereve te restaurimit.

———————————

Turqia deklaron nje rritje te ndjeshme ne turizem ne vitin 2017. Autoritetet e turizmit ne kete destinacion tregojne se numri i turisteve ne destinacionet vendase eshte rritur me me shume se 7% ne krahasim me nje vit me pare. Tregu kryesor per Turqine kete vit ishte Britania nderkohe qe pati nje rikthim ne mase edhe te turisteve ruse. Nderkohe destinacionet me te preferuara ishin Stambolli, Izmiri dhe Antalia.

———————————

Rusia po tenton zhvillimin e turizmit te takimeve dhe eventeve duke qene se gjate ketij viti te ardhurat nga ky sektor kane arritur ne 35 miliarde euro. Per kete autoritetet do te mbeshteten tek eventi MICE 2017. Panairi nderkombetar I turizmit biznes do te mbahet nga data 12 deri ne 14 tetor ne Shen Petersburg ne Rusi. Aty marrin pjese autoritetet me te larta te industrise se turizmit dhe ato MICE dhe prezantohet produktet me te mira per kete lloj turizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *