Tashme ne muze me bileta elektronike.

Tashme ne muze me bileta elektronike.

Like
112
0
Saturday, 02 September 2017
Travel News

Ministria e Kultures ka vendosur qe vizitat neper muze te behen permes biletave elektronike. Projekti perfshin te pakten tre muze dhe parqe arkeologjike ne gjithe vendin me synimin qe kjo te rrise eficencen dhe lehtesite per vizitoret. Sipas nje dokumenti te Ministrise se Kultures ky projekt eshte ne faze konkretizimi ne disa prej atraksioneve kryesore turistike. Muzete Kombetar Kruje, Muzeu Ikonografik Berat dhe Parku Arkeologjik Apoloni jane pjese e zbatimit te projektit per vendosjen e 5 biletarive elektronike. Gjate kesaj periudhe jane realizuar disa aktivitete ne zbatim te ketij projekti lidhur me planvendosjet e strukturave, dhe miratimin e tyre ne strukturat perkatese.

——————————————-

Luhet sot ne stadiumin “Elbasan Arena” ndeshja e vlefshme per fazen kualifikatore te Kupes se Botes Rusi 2018 midis Shqiperise dhe Lihtenshtejnit. Ndeshja do te nise ne oren 18.00 nderkohe qe policia e qytetit te Elbasanit ka marre te gjitha masat e nevojshme per pritjen e tifoezeve dhe mbarevajtjen e ndeshjes. Kjo eshte dhe perballja e pare qe shenon ardhjen e trajnerit te ri te kombetares shqiptare Christian Panucci. Vec kesaj sfide me interes per kontinentin europian priten edhe ndeshjet Spanje – Itali dhe Izrael – Maqedoni , kombetaret te cilat jane ne te njejtin grup me Shqiperine. Per te gjitha detajet e perballjeve te sotme hap pas hapi si dhe me zhvillimet me te fundit te aktualitetit ne Radio Travel rinis sot ne oren 18.00 emisioni Update nen shoqerine e Roelit dhe Visarit.

——————————————–

Media italiane “La Repubblica” i ka kushtuar nje tjeter shkrim te veçante turisteve italiane ne Shqiperi, qe kete vit kane qene me te shumte ne numer. Ndertimet e reja dhe çmimet e uleta jane ato qe kane terhequr italianet, te cilet nga janari deri ne korrik kane qene plo 182 mije, me nje rritje prej 56%. Turistet nga Puglia duket se jane me te shumtet qe kane preferuar te kalojne pushimet ne brigjet shqiptare, ve ne dukje shkrimi, duke pasur parasysh se dhe fluksin me te madh te levizjeve e mbart porti i Barit. Nje nga agjencite qe ofrojne paketa turistike ne shtetin fqinj e cilesojne Shqiperine si vendin me kosto shume te ulet, por me mrekullira te natyres dhe ndertesa te reja, duke bere krahasimin me vendet fqinje si Mali i Zi apo Korfuzi.

———————————————

Qeveria e ishujve Baleare ne Spanje ka vendosur rritjen e takses se qendrimit te turisteve ne vend. Duke nisur nga viti 2018 cdo turist qe do te prenotoje ne destinacionin spanjoll do te duhet te paguaje nje takse prej 3 eurosh ne dite. Nje rritje e konsiderueshme qe sipas qeverise duhet te sjelle fitime prej 120 milione eurosh ne vit por qe mund te detyronte operatoret turistike vendas te rrisnin tarifat e paketave turistike. Taksa do te aplikohet ne varesi te strukturave dhe klasifikimit te tyre sipas yjeve ne ishujt balearik dhe do te jete e vlefshme edhe per turistet qe shkojne ne kete destinacion nepermjet krocierave.

———————————————-

Abu Dhabi vijon te fuqizohet ne sektorin inbound. Ne baze te te dhenave te Entit te Kultures dhe Turizmit turistet e huaj ne 7 muajt e pare te ketij viti kane kaluar mbi 2.6 milione. Kjo shifer eshte rritur me 7.6% me shume se viti i kaluar. Vetem gjate korrikut kryeqytetin e Emirateve e kane vizituar rreth 400 mije turiste. Kete vit eshte vene re nje rritje e konsiderueshme e turisteve nga Amerika.

———————————————–

Qeveria rumune ka mbyllur ne menyre te pashpjegueshme zyrat e promovimit turistik te Rumanise jashte vendit. Disa prej zyrave qe operonin prej kohesh ne Itali, Britani dhe Gjermani tashme jane mbyllur dhe autoritetet e turizmit ne Rumani ende nuk kane dhene nje shpjegim te arsyeshem per kete veprim. Pikerisht kete vit Ministria e Turizmit ne kete vend kaloi si nje institucion me vete pasi me pare ishte ne varesi te Ministrise se Ekonomise. Numri I turisteve te huaj ne Rumani ka arritur per pjesen e pare te vitit ne 2.5 milione , shifer qe ka pasur nje rritje me 4% me shume se nje vit me pare.

————————————————

Organizata Boterore e Turizmit ka prezantuar fushaten e fundit per promovimin e turizmit te qendrueshem ne bote. Fushata me titull “Travel Enjoy Respect” eshte perhapur ne shume vende te botes ne gjuhe te ndryshme dhe keshillon turistet te respektojne e te njohin kulturen e vendeve ku udhetojne. Fushata u pergatit ne saje te ketij viti qe eshte shpallur si Viti Nderkombetar i Zhvillimit te Turizmit te Qendrueshem qe synon pakesimin e demeve ne mjedis nga zhvillimi I turizmit masiv si dhe promovimin e turizmit ekologjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *