Zjarret në Greqi/ Evia pëson dëme të shumta!

Written by on 16/08/2021

Banorët e fshatit bregdetar të Roviesit, në Greqi, po vajtojnë për atë që e quajnë humbjen e parajsës së tyre, me pyjet me pisha dhe shtëpitë e vogla të shkrumbuara nga zjarret që zgjatën plot 9 ditë. Fshati, që ndodhet në këmbët e një mali në ishullin Evia, në veri-lindje të Athinës, ka qenë prej kohësh një pikë tërheqëse për grekët dhe turistët e huaj. Por tani, gjërat për banorët, të cilët mbahen me kultivimin e mjaltit dhe ullirit, kanë ndryshuar.

Zjarret masive i kthyen pyjet dhe kosheret e bletëve në hi, si dhe rrafshuan me dhjetëra shtëpi e dyqane. Kryeministri grek kërkoi publikisht falje për vonesat në luftimin e zjarreve dhe njoftoi një paketë lehtësimi prej 500 milionë eurosh. Por sërish, banorët mbeten skeptikë dhe kritikë në adresë të qeverisë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist