‘’Snapchat’’ ofron zgjidhje për të gjithë ata që nuk duan vaksninën/ Certifikata shëndetësore false!

Written by on 16/08/2021

Dhjetëra llogari të rreme në rrjetin social Snapchat në Francë por edhe disa vende të Europës po shesin certifikata shëndetësore COVID-19 të falsifikuara. Llogaritë pretendojnë se mund t’i pajisin klientët me certifikata COVID false “në vetëm pak orë”, zbulon agjencia e lajmeve AFP. Këto certifikata kanë gjetur terren mes qytetarëve francezë të cilët nuk duan ta bëjnë vaksinën kundër coronavirusit por të cilëve u duhen këto certifikata për të kryer shërbime të ndryshme.

“Vaksinimi bëhet jo i detyrueshëm, falë shërbimeve tona,” shkruhet në njërën nga llogaritë në Snapchat. Muajin e shkuar, Franca miratoi ligjin që e bën të detyrueshme vaksinën apo këtë certifikatë COVID për çdo qytetar që dëshiron të hyjë në një bar, restorant, vende kulturore dhe çdo ambient ku mblidhen më shumë se 50 veta.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist