Termometri sërish në rritje/ Spanja përgatitet për valën e dytë të të nxehtit!

Written by on 16/08/2021

Shërbimet e emergjencës në Spanjë u përgatitën për valën e dytë të të nxehtit që do të përfshijë vendin këtë verë. Në qytetin e Seviljes, grupe të Mbrojtjes Civile dhe departamenteve të policisë nisën shpërndarjen e shisheve të ujit mes banorëve dhe turistëve, duke u ofruar atyre edhe instruksione se si të mbrohen nga moti i nxehtë. Temperaturat në qytetin në fjalë pritet të ngjiten këto ditë deri në 46 gradë Celsius, sipas agjencisë spanjolle të meteorologjisë.

Në kuadër të masave, disa parqe janë mbyllur për publikun, ndërsa në ato që do të qëndrojnë hapur autoritetet kanë ndaluar aktivitetet piroteknike. Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve janë vënë në gatishmëri në mbarë vendin.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist