Zjarret në Athinë, shtohet numri i viktimave

Written by on 26/07/2018

Zjarret në Athinë, shtohet numri i viktimave
Autoritetet greke konfirmojnë se numri i viktimave nga zjarret ka shkuar në 83. Gjatë së mërkurës u identifikuan 61 prej tyre. Ndërkohë ende nuk ka informacione për dy shqiptarët që u shpallën të zhdukur. Bilanci paraprak flet për më shumë se 6000 prona të dëmtuar, nga të cilat 720 banesa janë shpallur të pabanueshme dhe të rrezikshme për t’u strehuar. Qeveria greke njoftoi se do të krijojë lehtësi fiskale për të prekurit nga zjarret, ndërsa në ditët e ardhshme do të parashtrojë një plan rimëkëmbjeje të zonës.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist