Tatimet bllokojnë subjektet më të njohura në Durrës dhe Dhërmi

Written by on 26/07/2018

Tatimet bllokojnë subjektet më të njohura në Durrës dhe Dhërmi

Strukturat e Hetimit Tatimor dhe të Zbatimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në vijim të kontrolleve në zonat turistike, kanë bërë të ditur shkeljet e disa subjekteve, si dhe masat e marra ndaj tyre. Referuar të dhënave që disponohen, nga ana e inspektorëve të Hetimit Tatimor Rajoni Qendror u morën masat e bllokimit 30 dite kalendarike te subjekteve te njohur ne bregdetin e Durresit dhe ne Dhermi. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor. Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin.
Subjektet e bllokuara jane :
-Subjekti hotel-restorant “Aragosta” me vendondodhje në Durrës.
– Subjekti restorat “4 Stinët” me vendndodhje në Durrës.
– Subjekti “Zgara Polski” me vendndodhje në Durrës.
-Subjekti “Havana” me vendndodhje në Dhërmi
-Subjekti “Bunkeri Blu Gumeninca” me vendndodhje në Durrës
-Subjekti “Oltion Nika” me vendndodhje Yzberisht


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist