Çmenduri! Të zbresësh me ski malin e dytë më të lartë në botë

Written by on 25/07/2018

Çmenduri! Të zbresësh me ski malin e dytë më të lartë në botë

Andrzej Bargiel, aventurieri i lartësive të mëdha,  është bërë personi i parë që ka zbritur me ski majën K2, malin e dytë më të lartë në botë. Bargiel u nis në zbritje nga maja pakistaneze, 8611 metra e lartë dhe për shtatë orë arriti në bazë, ndërkohë që për t’u ngjitur i ishin dashur tre ditë e gjysmë. Maja K2ndodhet ne kufirin kinezo-pakistanez, në Vargmalin Karakoram, një zinxhir malor që përshkon Indinë, Pakistanin dhe Kinën dhe mban numrin më të madh të maleve të larta në botë. Maja, është e famshme mes alpinistëve për vështirësinë e saj dhe është quajtur madje mali i egër. Krahasuar me më shumë se 4 mijë personat që kanë ngjitur Everestin, malin më të lartë në botë, 8848 metra të lartë, më pak se 350 persona ia kanë dalë mbanë të ngjiten në majën e K2-shit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist