Yll Megi Dj: Performance spektakolare e Dua Lipas ne Sunny Hill Festival

Written by on 11/08/2018

 

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka elektrizuar në mbrëmjen e djeshme e 10 gushtit publikun shqiptar, ne naten e pare te Sunny Hill Festival. Në koncertin e mbajtur në parkun “Gërmia” në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, Dua ka interpretuar para publikut hitet e saj më të mëdha.

Ne nje lidhje te drekteperdrejte me Radio Travel, nje prej Dj me te fasmhem ne Kosove ku do te performoje dhe ne Mane Stage ne naten e trete festivalit, YllMegi Dj na tregoi me detaje rreth gjithe atmosferes se mbremjes se pare te ketij festivali.

Sipas tij, mbremjen e djeshme Dua doli në skenë rreth orës 00:40, pas performancës së artistit tjetër të suksesshëm, Stanaj. “Blind your mind” ishte kënga me të cilën Dua filloi paraqitjen e saj në festival, teksa me të hipur në skenë, publiku shqiptar e priti me ovacione. Për të treguar se është patriote e vërtetë, Dua përveçse ishte veshur kuq e zi, ashtu siç kishte paralajmëruar, ajo ka bërë edhe simbolin e shqiponjës disa herë me duar gjatë performancës së saj.
Nderkohe sonte ne mbremje ne naten e dyte te festivalit do performoje Action Branson, ndersa ne natene  fundit , me 12 gusht do te permbyll kete festival Dj e producenti i famshem Martin Garrix.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist