Warren Buffett: Universiteti nuk eshte domosdoshmeri per suksesin!

Written by on 11/05/2018

Warren Buffett është një nga personazhet që e kupton më së shumti biznesin dhe ka bërë investime nga më të ndryshmet të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Por ai nuk e mësoi gjithcka që di apo duhet të dinte gjatë kohës së tij në universitet, dhe sigurisht nuk mendon se shkolla është e vetmja mënyrë për të zhvilluar dhe përsosur aftësitë tuaja. “Unë nuk mendoj se universiteti është për të gjithë. Arsimi më i mirë që mund të merrni është investimi në vetvete dhe kjo nuk do të thotë gjithmonë shkollë apo universitet”, ka thene ai se fundmi. Buffett gjithashtu citon prindërit dhe mentorin e tij Benjamin Graham si ndikime të mëdha në suksesin e tij. “Në të vërtetë, mendoj, nëse mësoni mirë nga njerëzit e tjerë, nuk keni nevojë të gjeni ndonjë ide të re apo të bëni shumë për veten tuaj. Ju vetëm mund të aplikoni më të mirën e asaj që shihni”- tha Buffett


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist