Vlore, rritet numri i turisteve por ulen ditet e qendrimit

Written by on 07/07/2018

Vlore, rritet numri i turisteve por ulen ditet e qendrimit

Vlora ne saje te aktiviteteve te shumta vijon te mbetet perzgjedhje kryesore e turisteve keto dite verore. Ne nje lidhje te drejtperdrejte telefonike me Radio Travel gazetari Henrik Mehmeti nga Vlora na tha se qyteti kete fundjave ka fluks turistesh vendas e te huaj pasi ne disa prej brigjeve me te bukura te Jonit organizohen festivale te ndryshme e nje prej tyre eshte edhe Turtle Fest. Nderkohe nje prej guidave te qytetit tha se qindra turiste te huaj perdite kerkojne te eksplorojne plazhet e Vlores, gadishullin e Karaburunit apo edhe ishullin e Sazanit. Italianet dhe gjemanet jana ata qe kryesisht preferojne plazhet ndersa polaket orientohen me shume drejt fshatrave dhe zonave te egra natyrore per turizmin e aventures. Kete vit sipas guides se Vlores ka me shume turiste ne numer ne krahasim me vitin e kaluar por jane pakesuar ditet e qendrimit ku maksimumi arrin ne 1 jave. Turistet e huaj shprehen te kenaqur nga kushtet kete vit dhe surprizohen nga larmishmeria e aktivitetevene qytetet tona. Gazetari Mehmeti nder te tjera beri me dije se tashme eshte funksionale nje takse prej 200 lekesh per vizitat ne ishullin e Sazanit qe u merret turisteve ne momentin qe arrijne ne ishull.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist