Aeroporti i Podgorices, me rritjen me te larte te pasagjereve ne Ballkan
Written by rt on 07/07/2018
Aeroporti i Podgorices, me rritjen me te larte te pasagjereve ne Ballkan
Rritja e numrit te pasagjereve qe kane udhetuar ne rruge ajrore me 15% gjate muajit qershor nuk i ka mjaftuar Shqiperise per te thyer rekorde ne Ballkan. Shtimi i udhetareve ne Rinas zbehet ne raport me rritjen prej 25.6% te aeroportit te Podgorices ne Malin e Zi, apo edhe perballe aeroportit te Shkupit. Aeroporti Nderkombetar “Nene Tereza” nderkohe le pas ate te Prishtines, me nje rritje prej 12.7%, ate te Sarajeves dhe Beogradit. Per kete vit, Mali i Zi renditet i katerti nder shtetet me rritjen me te shpejte te sektorit ajror ndersa Shqiperia ndjek ne vendin e 16-te.