Nis Festivali i San Ferminit ne Spanje, tete dite per te vrapuar me demat!
Written by rt on 07/07/2018
Nis Festivali i San Ferminit ne Spanje, tete dite per te vrapuar me demat!
Festivali i famshem i “San Ferminit”, i njohur per vrapimin me dema, ka nisur ne Pamplona te Spanjes me sinjalin e tij tradicional te fishekzjarreve. Miliona vizitore spanjolle e turiste te huaj jane mbledhur ne festen gjigande kete vit. Per tete mengjese radhazi, duke filluar nga sot, guximtaret do te garojne bashke me demat ne nje itinerar 850 metersh pergjate rrugeve te qytetit deri ne arenen e ndeshjeve. Aktivistet e te drejtave te kafsheve, e kritikojne festivalin, dhe e quajne ate mizor por te apasionuarit pas ndeshjeve me demat thone se e gjithe kjo eshte pjese e tradites se San Ferminit, qe duhet ruajtur.