Vlora prezanton potencialet turistike ne Kosove!
Written by rt on 05/06/2018
Kryetari i bashkise se Vlores zhvilloi nje vizite dyditore ne Kosove, me qellim promovimin e resurseve natyrore dhe kulturore te qytetit bregdetar. Ndalesa e pare e tij ishte Ambasada e Shqiperise ne Kosove. Kryetari i bashkise se Vlores theksoi ne takimin me ambasadorin se Vlora i ka te gjitha potencialet per nje turizem elitar. I pranishem ne takim edhe kryetari i shoqates se ndertuesve dhe turizmit te Kosoves, i cili ofroi angazhimin e tij per promovimin e resurseve qe ofron Vlora. Po ashtu u zhvilluan takime me ministra te kabinetit qeveritar te Kosoves te cilet jane pergjegjes per zhvillimin ekonomik dhe turistik te ketij vendi. Autoritetet kosovare pranuan se bregdeti shqiptar eshte destinacioni kryesor i vizitoreve nga Kosova per pushime dhe kete vit numri i tyre do te rritet.