Destinacionet qe jane polet e zhvillimit turistik ne vend!

Written by on 05/06/2018

Ndersa mediat e huaja çdo dite e me shume po referojne Shqiperine si nje vend me potencial turistik te larte, ministri i Turizmit ka zbuluar disa nga destinacionet me te spikatura te ketij sezoni, çka sipas tij do te terheqe me mijera turiste. Klosi deklaroi se fale nje plani te miremenduar nga ana e Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit ekziston mundesia per ngritjen e resorteve turistike. Mundesia e zhvillimit turistik eshte ndare ne 4 pole. Se pari, Adriatiku nga Karaburuni ne grykederdhjen e Bunes ku mund te zhvillohet turizmi familjar. Poli i dyte eshte Jugu, ku ne pellgun Berat, Gjirokaster, Permet, Sarande, Vlore mund te zhvillohen edhe aktivitete agroperpunuese. Poli i trete unik qe duhet te reklamohet jane Alpet ndersa Poli i katert, Tirana si kryeqytet. Nderkaq, eshte pare me perparesi edhe krijimi i rrjetit te festave lokale, ku sipas Klosit, keto te fundit sherbejne edhe si mundesi per te tregtuar produktet lokale.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist