Vjen surpriza e radhës nga Samsung!

Written by on 21/11/2019

Për të gjithë adhuruesit e sages “Star Wars”, vjen lajmi i shumëpritur. Bëhet fjalë për bashkëpunimin festiv midis “Samsung” dhe “Lucasfils”, para lançimit teatral të “StarWars” The Rise of Skywalker”, më 20 dhjetor 2019. Partneriteti do të bashkojë dy galaktikat, për të dhuruar edhe më shumë entuziazëm për filmin final të sages Skywalker. Për të nderuar ngjarjen Samsung Galaxy, do të lançojë një model të veçantë Galaxy note 10+, ku paraqiten elemente të dizajnit dhe përmbajtje digjitale të frymëzuara nga Star Wars. Teksa mbajmë frymën për pjesën e fundit të sagës Star Wars, Samsung ju fton të ndani me miqtë lajmin ekzaltues që bashkon historinë me fantastiken!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist