Vijon e rënduar situata e zjarreve në Greqi dhe Turqi/ Rrezikohen zona me popullsi të madhe banorësh

Written by on 07/08/2021

Mijëra njerëz janë evakuuar nga banesat e tyre në Greqi dhe në Turqi, teksa zjarret kanë dalë jashtë kontrollit dhe po mbërrijnë në qendrat urbane. Autoritetet helene bëjnë me dije se për shkak të zjarreve rrezikohen zona me popullsi të madhe, por edhe monumente historike. Aktualisht në Greqi 56 vatra zjarri janë aktive kryesisht në zonën përreth Athinës, por edhe në disa ishuj si Evia, ku forcat e Emergjencave Civile kanë evakuuar të gjithë banorët nga deti përgjatë gjithë natës.

Ndërkohë në Turqi, janë djegur më shumë hektarë tokë sesa në të gjitha dekadat e fundit të marra së bashku përgjatë 10 ditëve të fundit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist