Në datat 18-22 gusht 2021, rikthehet eventi më i madh veror në Shqipëri!

Written by on 07/08/2021

Pas një viti, ku gjithçka ndaloi për shkak të pandemisë së Covid-19, Korca i rikthehet traditës së saj duke organizuar Festën e Birrës. Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, do të organizohet tek Terminali i ri i autobusëve, në hyrje të qytetit të Korçës si dhe tek Pazari i Vjetër. Pjesëmarrës do të jenë DJ dhe grupet më të njohura muzikore në Shqipëri dhe jo vetëm. Së fundmi, shumë këngëtarë të njohur shqiptarë kanë anulluar pjesëmarrjen e tyre për shkak të pjesëmarrjes në këtë festë të këngëtarit serb, Goran Bregoviç me pretendimin se gjatë luftës së Kosovës, ai ishte frymëzues i ushtrisë vrastare serbe me këngën “Pucaj” dhe “Kallshnikov”.

Të gjitha grupet dhe këngëtarët do të performojnë live në të 5-ta netët e festës, në të dy skenat të cilat presin si çdo vit vizitorë jo vetëm shqiptar, por edhe nga vende të ndryshme të botës./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist