Vijojnë gërmimet/ Në kërkim të vilës së famshme romake në Tiranë!

Written by on 14/08/2021

Që në fund të Korrikut kanë nisur gërmimet arkeologjike brenda Mozaikut të Tiranës. Deri më tani në dritë kanë dalë qeramika dhe hapësira që mund të na japin një vështrim të ri për kohën dhe ndërtimin e saj. Në sipërfaqe kanë dalë hapësira të reja, ku zhvillohej aktiviteti i jetesës së një familje të rëndësishme të asaj kohë që deri më tani mendohet se shtrihet mes shekullit të dytë dhe të pestë të erës sonë.

Por për të gjithë ata që nuk e kanë vizituar Mozaikun e Tiranës, i cili është një nga pjesët përbërë të vilës romake, ndërtimi i saj përfshinte disa hektarë tokë. Pas gërmimeve, hapi tjetër do të jetë konservimin dhe restaurimi i të gjithë gjetjeve për të dhënë të plotë, ndërtimin e një prej vilave më të mëdha të zbuluara deri më tani.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist