Rregulla të reja për hyrje-daljet në Kosovë! Kush përjashtohet nga detyrimi për PCR.

Written by on 14/08/2021

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi rregullat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet në vend, Të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë drejt Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm, që vijnë nga vende me rrezik të lartë duhet të paraqesin një test PCR negativ COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit njofton ministria.

Nga ky rregull përjashtohen të gjithë ata që hyjnë dhe dalin nga Kosova brenda tre orësh, ata që punojnë si transportues, personat që kanë certifikaten e vaksinimit apo testin serologjik si dhe të gjithë fëmijët nën moshën 11 vjecare.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist