Vijojn fluksi I emigrantëve në Kapshticë// Konsullata bën thirrje qytetarëve për të udhëtuar pasdite që të shmangin rradhët e gjata!

Written by on 21/08/2021

Vijojnë ende rradhët e gjata në pikat e kalimit kufitar, kryesisht në Kapshticë ku prej ditësh emigrantët presin me orë të tëra për tu kthyer në vendet ku banojnë. Shkak I këtyre rradhëve të gjata është bërë personeli I reduktuar në palën greke duke shkaktuar kështu lodhje dhe vonesa të procedurave për qytetarët.

Lidhur me këtë situatë, ka reaguar dhe Konsullata Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, e cila ju bën thirrje shqiptarëve që kthehen në Greqi pas pushimeve që të udhëtojnë në oraret e pasdites drejt vendit fqinj për të shmangur radhët në mëngjes. Sipas tyre, pas orës 12.00-13.00  dhe në vijim, gjatë pasdites, në Pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nuk ka as radhë as pritje.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist