Greqia merr masat ndaj emigracionit të paligjshëm/ Një mur 40 kilometra i gjatë në kufirin me Turqinë!

Written by on 21/08/2021

Autoritetet në Greqi deklaruan se kishin përfunduar një mur 40 kilometra të gjatë në kufirin me Turqinë dhe se kishin vendosur një sistem të ri mbikëqyrjeje, pas shqetësimeve se marrja e Afganistanit nga Talebanët mund të çojë në një valë të re emigracioni drejt Evropës.

Konflikti në Afganistan ka ngjallur frikën e përsëritjes së krizës së refugjatëve të vitit 2015, kur rreth 1 milion persona që arratiseshin nga Lindja e Mesme kaluan nga Turqia përmes Greqisë përpara se të arrinin në shtetet e tjera të Evropës perëndimore.Greqia, në vijën e parë të asaj krize, ka deklaruar se trupat e saj kufitare janë në gatishmëri për të shmangur që vendi të bëhet sërish aksi kryesor i lëvizjes. Ndërtimi i tij nisi vitin e kaluar dhe tani është pajisur me një sistem monitorues elektrik të teknologjisë së lartë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist