Verilindja e Shqiperise, destinacion i preferuar i kesaj periudhe!
Written by rt on 19/10/2018
Verilindja e Shqiperise, destinacion i preferuar i kesaj periudhe
Verilindja e Shqiperise po kthehet ne nje mundesi befasuese per zhvillimin e turizmit. Shishtaveci ne saje te arkitektures natyrore eshte vene ne qender te vemendjes se vizitoreve vendas dhe te huaj te cilet kete sezon kane qene te pranishem ne kete destinacion me numra rekord. Kjo zone po shfaq potenciale per zhvillimin e turizmit sportiv, rural, ekoturizmit dhe turizmit te gjuetise. Per te mbeshtetur zhvillimin e qendrueshem turistik, BE-ja ka investuar ne rehabilitimin e infrastruktures se Shishtavecit dhe ne rrugen ndermjet Shishtavecit dhe Kosoves, e cila do te rrise levizshmerine ne zonen nderkufitare.