Venecia ndan rruget per vendasit dhe turistet!
Written by rt on 30/04/2018
Venecia ndan rruget per vendasit dhe turistet!
Masa te jashtezakonshme do merren per menaxhimn e mbipopullimit me turiste ne Venecia. Nje urdherese eshte miratuar nga Kryetari i Bashkise se qytetit lagunor i cili do te ndaje banoret nga turistet ne pika te ndryshme nga data 28 maj deri ne 1 qershor. Keto jane percaktuar si urgjente dhe qe duhen per sigurine publike dhe nje jetese sa me te sigurt ne qytetin historik te Venecias. Rrjedha e turisteve do te ridrejtohet nga rruget me te njohura. Nderkohe do te kete zona te caktuara vetem per vendasit dhe vizitoret e rregullt qe kane nje karte “Venezia Unica”. Pavaresisht devijimeve turistet do te jene ne gjendje te vizitojne te gjitha atraksionet por nepermjet rrugeve te tjera.