Venecia mund te permbytet!
Written by rt on 20/03/2018
Venecia mund te permbytet!
Uji ne qytetin lagune te Venecia ka arritur nivelin e 124 centimetrave pak pas mesnates se djeshme si pasoje e reshjeve te shumta te shiut qe kane prekur rajone te shumte italiane. Behet fjale per nje rekord te vitit 2018, ne nje periudhe ne te cilen fenomeni duhet te ishte ne regresion. Sipas Qendres se Baticave te Komunes, terreni i Venecias eshte pushtuar 37% nga uji. Situata paraqitet e rende edhe ne Kioxhia, ku uji ka arritur 141 cm, duke kapercyer barrierat artificiale te cilat mbronin qendren historike te qytetit. Ne vijohet me keto ritme situata mund te behet problematike per banoret dhe vizitoret e shumte ne qytetin italian.