Venecia e tejmbushur nga turistët/ Instalohen 468 kamera dhe sensor optik për të monitoruar situatën

Written by on 07/09/2021

Për të luftuar mbipopullimin e turistëve, zyrtarët do të gjurmojnë çdo person që hedh këmbën në Venecia.  Duke përdorur 468 kamera, sensorë optikë dhe një sistem të gjurmimit të telefonit celular, autoritetet do të informohen në kohë reale nga vijnë njerëzit, ku po shkojnë dhe sa shpejt po lëvizin. Çdo 15 minuta, autoritetet do të marrin një fotografi se sa i mbushur është qyteti,  sa gondola po ecin në ujë, nëse varkat po ecin me shpejtësi dhe nëse ujërat ngrihen në nivele të rrezikshme.

Kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro thotë se qëllimi i tij është ta bëjë turizmin më të qëndrueshëm në një qytet të vizituar nga 25 milionë njerëz në vit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist