Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë

Written by on 07/09/2021

Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me pasaportën  e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Po ashtu çdo pasagjer duhet të ketë të plotësuar formularin digjital. Në rast se nuk jeni të pajisur me çertifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresën e shkruar në formularin PLF. Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist