Vazhdon trendi “një shtëpi 1 euro”, në jug të Italisë

Written by on 10/05/2019

Qyteti sicilian, Sambuca, ka vënë shtëpitë, e pabanuara, në shitje për 1 euro secila. Këshilli vendor i Sambuca, miratoi një strategji në janar, e  cila u bë ‘’modë’’ në jug të Italisë, duke shitur shtëpitë e braktisura, për këdo që dëshiron të hyjë në një ankand, i cili fillonte nga 1 euro për shtëpi. Vetëm 1 ditë pas njoftimit, kryetari ka deklaruar shitjen e 16 shtëpive të para, ku shtëpia më e lirë u shit për 1,000 euro ndërsa ajo më e shtrenjta për 25,000 euro.  Ndër pronarët e rinj janë familje britanike, ruse, kiliane dhe izraelite. Fshatrat e tjerë italianë, në rrezik për t’u bërë qytete fantazmë, kanë tentuar të njëjtën strategji për të shmangur këtë fenomen, duke bërë gjithçka që duhet për të mbijetuar edhe nëse kjo do të kërkonte shitjen e shtëpive të tyre me çmimin e një kafeje.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist