Në vitin 2021 pa tarifa roaming në rajon!
Written by rt on 10/05/2019
Brenda dy vitesh nuk do të ketë më tarifa roaming me vendet e rajonit. Autoriteti I komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka përgatitur dokumentin i cili do të rregullojë një ulje të përshkallëzuar të këtyre tarifave deri në heqjen përfundimtare të tyre. Nga korriku i vitit që vjen , tarifa për thirrjet hyrëse roaming do të ulet dhe deri në vitin 2021 , ajo do të hiqet plotësisht duke i dhënë akses përdoruesve shqiptarë që përdorin roaming në vendet e rajonit të paguajnë çmime të njëjta si në Shqipëri. Heqja e tarifës roaming do të bëhet sipas modelit të Bashkimit Europian, i cili i eleminoi plotësisht këto tarifa në vitin 2017.