Uragani Lane, stuhia me e fuqishme ne Hawai ne 26 vite
Written by rt on 24/08/2018
Pjeset me periferike te uraganit Lane kane prekur tashme pjese te ishullit kryesor te Hauait, me reshjet e dendura te shiut qe kane nisur prej mengjesit te se enjtes, duke shkaktuar rreshqitje dherash dhe duke kercenuar per permbytje dramatike, nderkohe qe stuhia e kategorise se katert po leviz ne menyre te frikshme gjithnje e me afer shtetit Aloha. Syri i stuhise, e cila pritet te behet e para kaq e madhe qe prek token ne kete shtet ne 26 vitet e fundit, pritet t’i afrohet gjithnje e me shume ishullit kryesor sipas Qendres se Uraganeve te Paqesorit Qendror.Uragani mund te rezultoje kaq shkaterrimtar, sa guvernatori i Hauait u ka bere thirrje banoreve te marrin masa per magazinimin e ushqimeve dhe ujit te pijshem per te pakten dy jave.
Tagged as lane