Trashegimia kulturore, diskutohet rehabilitimi i kishes se Shen Merise ne Prespe!
Written by rt on 24/08/2018
DRKK e Korçes ka zhvilluar nje takim ne ishullin e Maligradit, ku u diskutua mbi realizimin e nje projekti per rehabilitimin dhe sistemimin e terrenit perreth, perfshire edhe kishen e Shen Merise. Ky projekt parashikon bashkepunimin dhe promovimin e trashegimise natyrore dhe kulturore te Prespes. Kisha e Shen Merise ndodhet ne liqenin e Prespes dhe eshte ndertuar ne shekullin XIV. Ajo eshte nje nga monumentet me me vlere te trashegimise kulturore. Ne kete ishull jane gjetur edhe objekte te tjera qe sipas arkeologeve, jane pjese e nje kishe paleokristiane qe mendohet te kete qene ne pjesen e siperme te liqenit.
Tagged as prespe