Uragani Florence kercenon Karolinen e Veriut, evakuime masive!

Written by on 11/09/2018

 

Disa pjese te shtetit te Karolines se Veriut ne SHBA po evakuohen nderkohe qe uragani Florence eshte shnderruar ne nje stuhi te madhe te kategorise 4, duke sjelle erera me shpejtesi deri ne 195 kilometra ne ore ne Atlantikun e Veriut. Qendra Kombetare e Uraganeve pret qe Florence te kaloje neser dhe pasneser midis Bermudes dhe Bahamave, pastaj t’i afrohet Karolines se Veriut dhe te Jugut, te enjten dhe te premten. Qendra Kombetare e Uraganeve thote se kur te godase bregdetin amerikan, Florence do te jete fuqizuar dhe shnderruar ne “nje stuhi te madhe e te rrezikshme”. Karolina e Veriut ka urdheruar evakuimin e banoreve ne ishujt Outer Banks, duke perfshire edhe ishullin Hatteras, mjaft te frekuentuar nga turistet.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist