Turqia prezanton projektin e ndërtimit të kompleksit me ndërtesat e reja, ambientalistët kundërshtojnë!

Written by on 13/12/2019

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar gjatë prezantimit të një projekti për ndërtimin e një kompleksi me ndërtesa të reja,se do të nisë shumë shpejt tenderi i projektit të kanalit të Stambollit. Projekti konsiston në krijimin e një kanali artificial 43 kilometra mes detit të Zi dhe detit Marmara për të zëvendësuar Bosforin. Kanali sipas Erdogan, shërben për të shpëtuar Bosforin nga një fatkeqësi serioze, duke iu referuar një trafiku masiv të anijeve dhe çisternave që kalojnë në ngushticën e detit çdo ditë. Kanali është kritikuar nga opozita dhe ambientalistët si një rrezik i ri për mjedisin.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist