Turqia pret të dyfishojë numrat e turistëve gjatë 2021
Written by Radio Travel on 18/03/2021
Turqia synon të presë dy herë më shumë turistë gjatë 2021, ndonëse efekti i pandemisë së koronavirusit është i thellë. Zëvendës Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nadir Alpaslan tha se Turqia parashikon të presë 34 milionë vizitorë të huaj këtë vit. Sektori i turizmit i Turqisë kishte një vit të jashtëzakonshëm në 2019, duke mirëpritur 52 milion turistë dhe duke fituar rreth 35 miliardë dollarë.
Aktualisht Turqia i ka dhënë përparësi sektorit të turizmit në procesin e vaksinimit./radiotravel.al