Turqi- BE,diskutime për procesin e liberalizimit muajin e ardhshëm

Written by on 01/10/2021

Procesi i liberalizimit të vizave të Turqisë do të vihet përsëri në tryezë, pasi gjatë muajit të ardhshëm autoritetet në Turqi dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian do të takohen për të diskutuar këtë proces, si dhe tema të tjera prioritare si migrimi, punët e brendshme dhe sigurinë.

Procesi i udhëtimit pa viza midis Turqisë dhe vendeve të BE-së do të lejojë mbi 20 milionë qytetarë nga Turqia të udhëtojnë në vendet evropiane për qëllime turistike dhe të përfshihen në sektorë të tjerë në vendet evropiane siç janë shërbimet, biznesi dhe sektorët e transportit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist