Turizmi i këtij viti në Shqipëri nuk ishte fitimprurës!

Written by on 23/09/2021

Kreu i Shoqatës së Turizmit, Zhak Topuzi është shprehur se Shqipërisë i duhet të ndjekë një strategji për turizmin elitar dhe jo turizmin masiv. Me një krahasim, Topuzi tha se një turist i huaj në Shqipëri shpenzon të paktën 380 dollarë, ndërsa një turist i huaj në Kosovë shpenzon 500 dollarë.

Topuzi nënvizoi mungesën e stafit të kualifikuar, si një nga problematikat me të cilat ndeshet një turist qoftë vendas apo i huaj kur vjen në Shqipëri me pushime./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist