Turistët në Kroaci, shumë poshtë numrave të vitit 2019-të!

Written by on 14/06/2021

Masat e kufizimit të udhëtimit, mbylljet e kufijve, rregulloret e karantinës dhe masat epidemiologjike janë disa nga arsyet kryesore të rënies së numrit të turistëve në Kroaci. Numri i turistëve të huaj në Kroaci arriti në 98.000 në muajin prill. Sidoqoftë, krahasuar me nivelet para-pandemike të prillit 2019, mbërritjet e turistëve mbeten ende të ulëta.

 

Gjermanët përbëjnë numrin më të lartë të netëve të kaluara nga turistët e huaj, ndjekur nga vizitorët nga Sllovenia , Republika Çeke, Austria dhe SH.B.A.-ja. Turizmi është një industri kryesore për ekonominë kroate, duke kontribuar me një të pestën e PBB-së së vendit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist