Një vit pa turizëm: Kriza detyron Tajlandën të nxjerrë në shitje elefantët

Written by on 14/06/2021

Me Tajlandën e mbyllur për shumicën e vizitorëve të huaj ose që kërkon karantinë të detyrueshme që nga marsi i vitit 2020 për shkak të koronavirusit, bën që vendi të përballet me një krizë financiare të rëndë. Për këtë arsye, kopshti i njohur zoologjik  “Tiger Sriracha” ka nxjerrë në shitje elefantët me çmimin prej 96.000 dollarësh secili.

 

Kopshti zoologjik nxirrte të ardhura nga turistët përmes biletave të hyrjes , udhëtimeve me elefantë dhe shfaqjeve të kafshëve, por prej gati dy vitesh këto të ardhura janë drejt zeros dhe shitja e elefantëve shikohet si e vetmja mënyrë për të mbijetuar./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist