Testi global i mësimdhënies tregon cila është lënda e preferuar e nxënësve shqiptarë!

Written by on 04/12/2019

Të dhënat e publikuara dje nga organizata e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, përsa i përket indikatorëve të saktë në mësimdhënie, njohur ndryshe si testi PISA, tregojnë se nxënësit shqiptarë kanë një përmirësim të dukshëm. I ndarë në tre kategori: lexim,shkencë dhe matematikë, testi PISA nuk ka vënë re ndryshim në lexim, krahasuar me vitin 2015 kur u bë publikimi i fundit. Në shkencë vihet re një rënie e ndjeshme, ndërsa në matematikë ka ndodhur krejt e kundërta. Ka një përmirësim të dukshëm, çka bën që nxënësit shqiptarë të performojnë më mirë, pikërisht në këtë lëndë. Krahasuar me vendet e rajonit në të tre indikatorët, Serbia është në vend të parë. Në analizën e këtij lloji merren 79 vende dhe në vend të parë qëndron Kina.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist