Territori Benc – Kurvelesh shpallet “Park Natyror Rajonal”

Written by on 24/04/2018

Territori Benc – Kurvelesh shpallet “Park Natyror Rajonal”

Keshilli bashkiak i Tepelenes miratoi ne mbledhjen e fundit statusin “Park Natyror Rajonal” per territorin Bençe-Kurvelesh, nje nga ekosistemet turistike me vlera te veçanta natyrore ne jugun e Shqiperise. Nxitje per vendimin e fundit, ka qene nje studim disavjeçar, i gjere dhe i detajuar, i realizuar nga Agjencia Joniane Mjedisore, nje aktor partner i bashkise, me angazhimin e eksperteve dhe inxhiniereve me pervoje ne fushen mjedisore dhe gjeologjike. Projekti i promovimit dhe menaxhimit te ketij territori, synon vitalizimin e territorit permes nje vargu aktivitetesh atraktive si dhe ruajtjen e ekosistemeve e nxitjen e turizmit te qendrueshem dhe atij familjar. Ky  park natyror, pritet te perfaqesoje modelin e ri te konservimit te natyres, peizazhit dhe pjesemarrjen e komunitetit te 6 fshatrave per zvhillimin e qendrueshem ne harmoni me natyren. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist