Teknologjia në Japoni shkon në një tjetër nivel/ Zëvendëson mishin tradicional me atë të laboratorit

Written by on 09/10/2021

Shkencëtarët në Universitetin e Osakës, në Japoni, po përdorin printer 3D për të krijuar një alternativë ndaj mishit tradicional të viçit dhe deklarojnë se lëvizja mund të ndihmojë në adresimin e problemeve të lidhura me rezervat ushqimore në të ardhmen. Studiuesit fillimisht nxorën qeliza gjedhësh nga lopët e zeza japoneze dhe më pas përdorën një bio-printer 3D për të krijuar muskuj individualë, enë gjaku dhe fibra të shëndosha.

Më pas, në mënyrë manuale ata i vendosën fibrat së bashku për të krijuar mishin. Sipas tyre, mishi ende nuk është gati për tu provuar pasi duhen 4 javë për t’u përgatitur, por është një formë e mirë ushqimi, e cila do të prodhohet në masë brenda 5 vitesh./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist