Facebook sërish i paaksesueshëm/ Mijëra përdorues hasën probleme me konfigurimin në llogaritë e tyre
Written by Radio Travel on 09/10/2021
Facebook raportoi për disa probleme gjatë ditës së djeshme, që bllokuan përdorimin e tij, Instagram dhe Messenger. Grupi monitorues “Doëndetector” tha se gjatë së premtes, pati një ortek mesazhesh nga përdoruesit të cilët kishin probleme. Sipas kompanisë, “një ndryshim konfigurimi” preku përdoruesit në mbarë botën.
“Na vjen shumë keq nëse nuk keni mundur të aksesorit produktet tona gjatë orëve të fundit. E dimë se sa shumë vareni nga ne që të komunikoni me njëri-tjetrin. E zgjidhëm problemin, faleminderit për durimin tuaj gjatë kësaj jave”, shkroi gjigandi i teknologjisë./radiotravel.al