Të gjithë sytë nga Shqipëria, zyrtarët europianë mesazhe solidarizuese!

Written by on 26/11/2019

Në vazhdën e tërmeteve të ditës së sotme, autoritetet europiane vazhdojnë të shprehin solidaritetin me Shqipërinë.”Ngushëllimet tona të përzemërta për njerëzit dhe autoritetet e vendit”, ka deklaruar shefja e diplomacisë europiane Federika Mogherini.Mbetemi në kontakt me qeverinë shqiptare për të identifikuar mënyrat më të mira për të ndihmuar Shqipërinë në kohët e vështira që ajo po kalon”, ka përfunduar ajo. ”Shumë të shqetësuar për tërmetin shkatërrimtar në Shqipëri. U dërgoj ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shpresoj në shërimin e shpejtë të të plagosurve. BE-ja është pranë Shqipërisë në këtë moment të vështirë”, shkruan komisioneri i Zgjerimit në largim, Johannes Hahn.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist