Europa reagon për situatën e vështirë që po kalon Shqipëria!

Written by on 26/11/2019

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka reaguar për situatën e rëndë    që po përjeton vendi ynë pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të sotëm. Ai ka shprehur solidaritetin me popullin shqiptar. Sassoli ka siguruar se Europa do të jetë në anë të shqiptarëve.” Europa është në anën tuaj, dhe do të jetë është shprehur kreu i Parlamentit Europian. Përmes një postimi në rrjetet sociale Sassoli ka theksuar keqardhjen dhe ka shprehur solidaritetin  e plotë.


Current track

Title

Artist

Background