Italia nis ndihmat e para për Shqipërinë!

Written by on 26/11/2019

Kryeminstri italian Giussepe Conte, ka autorizuar nisjen e njerëzve dhe mjeteve për t’iu përgjigjur kërkesës për ndihmë të ardhur nga Shqipëria pas tërmetit të ditës së sotme.Ambasada italiane ka njoftuar se ekipi që do të vijë në ndihmë është i përbërë nga një staf mjekësor, inxhinierë ekspertë të vlerësimit të dëmeve si dhe personel të Kryqit të Kuq.  Ekipi italian do të angazhohet gjithashtu edhe në mbështetjen e plotë të autoriteteve vendase në vlerësimin e dëmeve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist