Të dhënat e INSTAT befasojnë, ç’po ndodh me pagat e këtij viti!?

Written by on 13/12/2019

Paga mesatare bruto në ekonomi ka pësuar rënie në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga drejtoria e përgjithshme e Tatimeve të përpunuara nga INSTAT, paga mesatare ka rënë në më pak se 51 .900 rreth 700 lekë më pak se në tremujorin e mëparshëm. Krahasuar me një vit më parë, pagat vazhdojnë të ruajnë rritje pozitive, megjithatë niveli i rritjes ka zbritur në 3.7% nga 4.5% që ka qenë në tremujorin e mëparshëm. Edhe kjo rritje, në një masë të madhe i detyrohet ndryshimit me ligj të pagës minimale, që në fillim të vitit u rrit nga 24 mijë lekë në 26 mijë lekë. Sektori që ofron pagat më të larta në ekonomi ngelet ai financiar , ndërsa përsa i përket ndarjes së sektorëve publik-privat , i pari vazhdon të ketë pagën më të lartë me rreth 40%.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist