Tajvan, humbasin 152 turiste!

Written by on 26/12/2018

Autoritetet tajvaneze janë në kërkim për 152 njerëz vietnamezëve që mbërritën në vend me viza turistike javën e kaluar por që u zhdukën. Turistët arritën në qytetin jugor të Kaohsiung në datat 21 dhe 23 dhjetor, por të gjithë, përveç njërit prej tyre, duket se janë larguar, thonë zyrtarët. Mediat lokale raportojnë se turistët janë zhdukur me synimin për të punuar ilegalisht në Tajvan. Tajvani ka hequr taksat e vizave për disa vizitorë nga vendet e Azisë, përfshirë Vietnamin, në një përpjekje për të rritur turizmin. Ky besohet të jetë numri më i madh i turistëve të cilët janë zhdukur që nga fillimi i programit të vizave në vitin 2015.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist