MHK me nje pavion te ri kushtuar Diaspores!

Written by on 26/12/2018

Një grup pune ndër-institucional do të ngrihet për krijimin e pavijonit të veçantë kushtuar Diasporës në Muzeun Historik Kombëtar. Për funksionimin e këtij pavijoni, të propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën grupi i punës ndërinstitucional do të ketë në përbërje përfaqësues nga ministri i Shtetit për Diasporën,  ministritë e kulturës, arsimit, turizmit, dhe punëve të jashtme. Gjithashtu në grupin e punës do të jenë edhe titullarët e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, Muzeut Historik Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare dhe përfaqësues nga Akademia e Shkencave. Çdo institucion përgjegjës do të angazhojë pranë grupit të punës specialistët e fushës për realizimin e Pavijonit të Diasporës në MHK.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist