Berat, nderhyrje per rinovimin e pallateve dhe rrugeve ne hyrje te qytetit!
Written by rt on 26/12/2018
Me gjithë vlerat e papërsëritshme arkitekturore të trashëguara ndër shekuj në lagjet Muzeale, Berati shte edhe kete vit nje prej destinacioneve me te vizituara ne vend. Ndaj me një fond prej 100 milion lekësh bashkia e Qytetit Muze po zbaton një projekt për ti dhënë një pamje të re. Sipas kryetarit te bashkise se Beratit nuk do bëhet vetëm fasada por edhe çatitë e pallateve të vjetra por me këtë investim të fazës së dytë, që mbaron në mes të 2019-ës, do te rinovohet edhe rruga kryesore në lagjen Çelepijas, në hyrje të Beratit. Qyteti i mbrojtur nga UNESCO tërheq vizitorë në çdo stinë të vitit dhe të zgjedhurit vendore, theksojnë nevojën për ta paraqitur qytetin me një imazh sa më pozitiv.
