Suedia njeh çertifikatat e vaksnimit/ Kjo sjell dhe heqjen e kufizimeve për Maqedoninë e Veriut

Written by on 18/09/2021

Qeveria suedeze ka miratuar ndryshimet në ndalimin e përkohshëm të hyrjes në vend pasi ka njohur certifikatën e vaksinimit të dozave të marra nga Pfizer, AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna, Covishield, Sinopharm dhe CoronaVac.

Kjo do të bëjë të mundur që vende si Zvicra, Turqia, Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe San Marino do të mund të udhëtojnë lirshëm drejt këtij vendi.

Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Ministria, sapo ndryshimi i ri të fillojë të jetë plotësisht funksional, qytetarëve që vijnë nga vendet e përmendura më lart nuk do t’u kërkohet t’i nënshtrohen testimit të COVID-19 para se të hyjnë në Suedi me kusht që të kenë një vaksinim të vlefshëm dhe lejen e gjelbërt.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist